Si të promovoj në mënyrë efektive njoftimin tim tek www.njoftimefalas.al?
Nga eksperienca jonë 25 vjeçare, ne kemi konceptuar për ty 9 paketa të dedikuara dhe të përshtatura për të mbaruar punë sa më shpejt!
Njoftimi yt do të pozicionohet në plan të parë në rezultatet e kërkimit të çdo përdoruesi dhe lexuesi të faqes sonë. Me një format tërheqës, të veçantë dhe me shumë detaje shtesë do të marrësh shikueshmërinë e duhur për të arritur rezultatin që dëshiron, përmes portalit online.
1. PREMIUM NË HOMEPAGE & PREMIUM NE KATEGORI
Pozicionohu i pari dhe më i ndjekuri online! Me këtë paketë, njoftimi yt do të shfaqet në hapësirën Premium në faqen e parë të portalit dhe në kategorinë e dedikuar, dhe do të marrë shikueshmërinë maksimale nga qindra mijëra lexues. Kushdo që viziton website-in tonë, do njihet me njoftimin tënd.
2400 lekë/10 ditë
2. PREMIUM NË HOMEPAGE
Pozicionohu drejt e në faqe të parë! Ky pozicionim i njoftimit të nxjerr në plan të parë në faqen kryesore të Çelësit. Nëse dëshiron që t’i shfaqet njoftimi yt çdo lexuesi që hyn në portal, atëherë ky është shërbimi që bën për ty!
1600 lekë/10 ditë
3. PREMIUM NË KATEGORI
Publiko njoftimin tënd në hapësirën e dedikuar Premium! Njoftimi yt do të shfaqet në kokën e kategorisë përkatëse, i shoqëruar me foto, duke përfituar shikueshmëri maksimale nga ata që janë në kërkim të asaj që ti po shet apo jep me qira.
1400 lekë/10 ditë
4. TOP 10
Pozicionohu në 10–shen e parë! Vendos njoftimin tënd në krye të rubrikës! Njoftimi do të renditet ndër 10 të parët, mes qindra e qindra njoftimeve të tjera.
1500 lekë/10 ditë
5. OKAZION
Bëhu okazion për tregun! Bëje tërheqës njoftimin tënd duke shtuar përveç fotove edhe nje element që të veçon nga të tjerët. Duke vendosur në kokën e njoftimit tënd fjalet “Okazion”, “Ofertë Speciale” apo “Super Çmim”, ti u jep lexuesve të kuptojnë që ky është një rast që nuk duhet humbur.
800 lekë/10 ditë
6. SFOND
Jepi ngjyrë njoftimit tënd! Zgjidh menjëherë këtë mundësi për të tërhequr vëmendjen e lexuesve. Ngjyra është elementi që tërheq më shpejt shikimin e dikujt që po kërkon në web!
500 lekë/10 ditë
7. NJOFTIM I THJESHTË
Njoftimi i thjeshtë është Falas! Të ofrojmë hapësirën e mjaftueshme për të plotësuar dhe kategorizuar njoftimin tënd mes qindra njoftimeve të tjera në kategorinë përkatëse. Nëse nuk ke nxitim për të mbaruar punë, atëherë zgjidh këtë!